Bota

Erdogan zbut tensionet nga Nju Jorku: Jemi miq të vjetër me Greqinë!

Gazeta Si – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është munduar të zbutë tensionet me Greqinë para takimit me kryeministrin grek, Mitsotakis.

“Jemi miq me Greqinë për shumë dekada”, – u shpreh Erdogan, i cili pritet të takohet me Mitsotakis në samitin e OKB-së, që po zhvillohet në Nju Jork. Ata do të diskutojnë në lidhje me rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve me qëllim ruajtjen e klimës së mirë dhe dialogut.

“Kurrë nuk kemi luftuar kundër njëri-tjetrit”, – shtoi Erdogan. “Ankaraja nuk do të ndikohet nga presioni i Kongresit të SHBA-ve, apo ndonjë zyrtari të tij, për çështjen e shitjes së F-16”, – tha presidenti turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë