Kombetarja

Treshja e stafit kuqezi rrëfehet te kryeministri Rama: Si e njohëm Shqipërinë!

Gazeta Si – Të ftuarit e kryeministrit Edi Rama në Pdcast-in e tij ‘Flasim’ ishin sot në mëngjes tre pjesëtarët e stafit teknik të Kombëtares, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij Pablo Zbaleta dhe Doriva. Ata kanë folur për eksperiencën në krye të Kombëtares shqiptare, ambientin që kanë gjetur dhe se si e kanë njohur vendin tonë.

Që të tre kanë vlerësuar së pari afrimitetin që u kanë treguar njerëzit në Shqipëri. Ata kanë rrëfyer se Shqipërinë e kanë njohur nëpërmjet lojtarëve tanë që luajnë në Europë.

“E kam njohur Shqipërinë në vitin 2014, nga Manaj, të cilin e kam stërvitur tek Interi, ku punoja me Roberto Mançinin. Në atë kohë ai ishte shumë i ri, 18 vjeç”, – ka thënë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.

“Për mua ishte Keidi Bare që më bëri të njihja Shqipërinë. Kur ai shkoi tek Espanjoli. Unë jetoj në Barcelonë dhe familja ime kishte abonim sezonal biletash. Keidi, kur e sheh në fushë, është një njeri që përfaqëson pasionin e shqiptarëve në fushë. Ishte hera e parë që u prezantova pak me Shqipërinë”, – është shprehur argjentinasi Zabaleta.

Më tej trajneri Silvinjo ka theksuar se Shqipërinë e presin edhe 3 finale për të shkuar në Euro 2024: “Kemi bërë mirë, por duhet të kemi shumë kujdes. Skuadra mund të përmirësohet akoma më shumë. Tani kemi ndeshjen e tetorit me Çekinë, që është shumë e vështirë. Janë të tria finale për ne, por kemi besim. Kemi shumë besim se do ta arrijmë objektivin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë