Gazeta Si – Si Ministre e Jashtme austriake, e emëruar nga e djathta ultra-nacionaliste e FPÖ, Karin Kneissl pati momentin e saj të famshëm në vitin 2018, gjatë festës së saj të dasmës, të përjetësuar duke kërcyer me Vladimir Putinin, përpara se të përkulej përpara të ftuarit të nderit të ardhur nga Moska. Ishte prolog i një afiniteti të gjatë zgjedhor.
Pasi u largua nga vendi i saj një vit më vonë, Kneissl kishte mbledhur një sërë pozitash të paguara mjaft nga Kremlini: fillimisht një kolumniste për “Russia Today”, majë shtize e propagandës së Putinit, më pas në vitin 2021 anëtare e bordit të “Rosneft”, gjiganti rus i naftës, të cilinn e la për një vit pasi Parlamenti Evropian kërcënoi se do ta sanksiononte.
Por nuk ka dy pa tre dhe për disa muaj, ish-kreu i diplomacisë vjeneze ka marrë drejtimin e G.O.R.K.Y., një “think tank” krejt i ri kushtuar Lindjes së Mesme, i financuar nga Kremlini dhe i lidhur me Universitetin e St. Petersburg .
Vetëm këtë herë Kneissl e pa të arsyeshme të transferonte çantat dhe bagazhet në qytetin e themeluar nga Pjetri i Madh.
Një zgjedhje që duket përfundimtare, duke qenë se pasi ka lënë pas bashkëshortin nga i cili është ndarë, aktivistja e pasionuar për të drejtat e kafshëve ka sjellë me vete edhe dy qen dhe dy poni të mrekullueshëm.
Kuajt iu dorëzuan asaj drejtpërdrejt nga Siria, ku u blenë nga Forcat Ajrore Ruse, në bordin e një Ilyushin-76, që zakonisht përdoret për transportin e ushtarëve.
Një koncesion i kritikuar edhe nga “Fighterbomber”, një kanal rus në Telegram që mbështet luftën kundër Ukrainës, sipas të cilit “heronj dhe jo kuaj duhet të transportohen nga bazat në Siri”.
Kneissl e Austrisë nuk dëshiron ta dijë më: ”Skizofrenike”, e përkufizoi ajo sjelljen e Vjenës ndaj Rusisë, duke folur të martën në Forumin e Vladivostok, ku foli edhe me Putinin.
Nga njëra anë, në fakt, politikanët dhe opinioni publik “nuk lodhen kurrë duke dënuar Moskën”.
Nga ana tjetër, Austria vazhdon të importojë gaz nga Rusia, me të cilën mban edhe marrëdhënie të forta tregtare: “Kush e bën këtë, akuzohet për fitim gjaku”, tha ish-ministrja, duke iu referuar fjalëve të ambasadorit të BE-së në Vjenë, Martin Selmayr, i cili më pas u thirr dhe u qortua nga Ministria e Jashtme austriake për këtë.
Historia groteske e ish-diplomates shpaloset në një sfond shumë më shqetësues, në qendër të të cilit është FPÖ, partia ekstremiste që e kishte emëruar ministre dhe më pas e margjinalizoi për refuzimin e dorëheqjes kur shpërtheu “skandali i famshëm i Ibizës”, i cili, i kishte dhënë fund koalicionit të qendrës së djathtë me Sebastian Kurz.
E kthyer në fuqi, nën udhëheqjen e eksponentëve më ekstremistë të saj, ish-ministrit të Brendshëm Herbert Kickl, FPö ka udhëhequr të gjitha sondazhet për muaj të tërë, një vit para zgjedhjeve të tetorit 2024.
Megjithatë, ka një problem: partia vazhdon rnfr të ketë marrëdhënie solide, edhe pse të fshehta, me Moskën.
“Nëse FPÖ kthehet në qeveri, ne do të duhet të jemi shumë vigjilentë”, tha në një intervistë për “Financial Times”, ish-kreu i inteligjencës austriake, Peter Griddling, sipas të cilit “kontaktet e asaj partie me Rusinë janë shqetësuese”.
Dhe shtoi: “Nuk mund të zbuloj gjithçka që di, por mund të them se asgjë nuk ka ndryshuar dhe lidhjet mbeten të forta. Inteligjenca është një lojë afatgjatë”.
Griddling flet për financime, detyra të paguara, konferenca për të përhapur propagandë.
Ish-mjeshtri i spiunazhit zbuloi se në periudhën dyvjeçare 2017-19, kur ai drejtonte shërbimet, ndërsa Kickl ishte ministër i Brendshëm, duhej të refuzonte t’i kalonte informacione konfidenciale FPÖ-së, sepse inteligjenca të tjera evropiane e kishin përjashtuar Austrinë nga ndarja e sekretit të lartë material, pikërisht për shkak të ndërhyrjes së partisë së ministrit në detyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



