Gazeta Si – Organizatorët e eventit po procedojnë për identifikimin e garuesve dinakë, që janë 1/3-a e pjesëmarrësve në maratonë.
Të vraposh në një maratonë, nuk është një iniciativë për të gjithë. Sepse për të përballuar 42.195 kilometra, përtej ritmit që zgjedh të mbash, kërkon stërvitje dhe përgatitje fizike shumë të mirë. Është një nga aspektet më interessante të maratonave, që shtyn shumë vetë të regjistrohen dhe të përjetojnë atë eksperiencë.
Dinakët, ata që përdorin ndonjë mjet motorik për të mbërritur më shpejt, nuk janë një risi, por ajo që ka ndodhur në maratonën e Meksikos është e pabesueshme.
Më 27 gusht u organizua ‘XL Mexico City Marathon Telcel 2023’ dhe për të vrapuar në rrugët e keryeqytetit të Meksikës ishin të gatshëm rreth 30 mijë persona. Pas mbylljes së eventit, falë të dhënave të marra nga çipet që të gjithë pjesëmarrësit mbanin për statistikat dhe pozicionin final, u zbulua se më shumë se 1/3-a e garuesve kishte përdorur mjetet publike, makina e biçikleta.
Plot 11 mijë pjesëmarrësve të maratonës u mungonin disa ‘checkpoint’ të vendosur çdo 5 kilometra gjatë rrugës që duhej përshkruar dhe për këtë janë skualifikuar. Njoftimi i organizatorëve të eventit nuk lë vend për interpretim: "Mexico City Sports Institute informon se do të procedojë me identifikimin e rasteve, ku pjesëmarrësit kanë treguar sjellje antisportive”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.