Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Sllovaki, ku ish-kryeministri, Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përleshur me grushte me njëri-tjetrin.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja dhe nga pamjet duket se ish-ministri i Brendshëm ndodhej brenda në makinë gjatë momentit të ngjarjes.
Incidenti ndodhi gjatë fushatës elektorale, pak para zgjedhjeve që do të mbahen më 30 shtator.
Kalinak shkoi te makina dhe trokiti në xhamin e shoferit. Më pas Matoviç hapi derën dhe Kalinak u përkul dhe u përpoq t’i rrëmbejë mikrofonin, ndërsa Matoviç u përpoq ta largonte dhe e shau duke e quajtur mafioz.
Matoviç goditi Kalinak ndërsa një tjetër anëtar i SMER-SSD grushtoi Matoviçin përpara se policia të ndërhynte për të ndarë të dy palët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



