Keshilla

Si na ndikon vjeshta në mendje dhe trup

Ndërsa ditët bëhen më të shkurtra dhe errësohet më herët, mendja dhe trupi ynë fillojnë të ambientohen me sezonin e ri por me disa ndryshime që vihen re dhe ndikojnë tek njerëzit.

Kujtesa përmirësohet

Studimet shkencore kanë zbuluar se si truri ynë funksionon ndryshe, në varësi të stinës. Në vjeshtë, u zbulua se kujtesa juaj në fakt bëhet më e mprehtë, pasi pjesa e trurit tuaj që është përgjegjëse për të kujtuar gjërat funksionon më mirë. Njerëzit madje mund të jenë në gjendje të përqendrohen më mirë dhe të jenë më produktiv në përgjithësi.

Mund të flini më shumë se zakonisht

Nga të gjithë muajt, tetori është ai ku njerëzit flenë më shumë, mesatarisht 2.7 orë shtesë në natë. Të paktën kështu kanë gjetur studiuesit e Harvardit. Kur fillon vjeshta, është normale që njerëzit të fillojnë të kenë dëshirë për të fjetur më shumë sesa në muajt e tjerë dhe kjo klasifikohet si një gjendje e quajtur hipersomnia, e cila është e kundërta e pagjumësisë. Me ditët më të shkurtra dhe netët më të gjata, rutina jonë ndryshon, kështu që trupi ynë ka nevojë për energjitë që shpenzon.

Megjithatë, cilësia e këtij gjumi të gjatë nuk është ajo që na duhet. Duke qenë se sytë marrin më pak rreze dielli gjatë ditës, gjumi i natës mund të jetë i parehatshëm, duke bërë që njerëzit të zgjohen të lodhur edhe pse mund të kenë fjetur për shumë orë.

Nivelet e ankthit mund të rriten

Për këdo që lufton me ankthin, vjeshta mund të jetë veçanërisht e vështirë. Ekspertët thonë se pothuajse kushdo mund të ndikohet nga ky ndryshim i veçantë sezonal, sepse vjen me shumë ndryshime që ndikojnë tek njerëzit. Për shembull, njerëzit mund ta kenë të vështirë të kthehen në rutinën e tyre pas pushimeve dhe ndryshime të tilla mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionon sistemi neurologjik.

Mund të dehidratoheni

Kur moti ftohet, ne shpesh harrojmë të pimë sa më shumë ujë, gjë që ndikon në organizmin tonë. Mirë është që edhe gjatë vjeshtës, të mundoheni të pini sa më shumë ujë, njësoj si gjatë verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë