Gazeta Si – Një tren i Koresë së Veriut u nis nga Pheniani për në Rusi. Sipas inteligjencës së Seulit, është autokolona speciale, e blinduar e Kim Jong-un.
Marshalli do të nisej për në Vladivostok për të takuar Vladimir Putinin dhe për të diskutuar shitjen e municioneve raketore antitank të dobishme për Ushtrinë Ruse për të zmbrapsur kundërofensivën ukrainase.
Ishte inteligjenca e Uashingtonit që dha alarmin javën e kaluar për projekt-marrëveshjen ushtarake midis liderëve rusë dhe koreano-veriorë.
Treni ka qenë në rrugë që nga mbrëmja e së shtunës dhe duke pasur parasysh ngadalësinë për shkak të armaturës së rëndë që e bën të përparojë me 60 kilometra në orë, ai duhet të arrijë në destinacionin e tij sot.
Samiti Kim-Putin mund të zhvillohet të martën, në kuadër të një forumi ekonomik të kryesuar nga Putin në Vladivostok.
Para se të nisej në misionin e tij të parë jashtë vendit që nga viti 2019, Marshalli festoi 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, emri zyrtar i Koresë së Veriut, të shtunën më 9 shtator në sheshin Kim Il Sung në Phenian.
Në krah të tij, është vajza e tij, Kim Ju Ae, dhjetë vjeçe, e cila që nga vjeshta e kaluar është bërë shoqëruese e pandashme në shfaqjet publike të diktatorit.
Megjithatë, as Rusia apo edhe Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht vizitën.
Më herët, mediat kanë raportuar gjithashtu, duke cituar burime nga zyrtarë amerikanë, se Kim dhe homologu i tij rus mund të takoheshin teksa marrëdhëniet mes dy shteteve janë gjithnjë e më të afërta.
Nëse konfirmohet vizita ky do të jetë udhëtimi i parë ndërkombëtar i liderit të Koresë së Veriut në më shumë se katër vjet, dhe i pari që nga pandemia e Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



