Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u kërkoi disa liderëve të G20-s që të plotësojnë disa nga kërkesat e Rusisë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen e grurit, sipas Bloomberg.
Erdogan po bën presion në takime me dyer të mbyllura me liderët gjatë samitit të G20 në Nju Delhi këtë fundjavë, tha agjencia duke cituar burime të njohura me bisedimet.
“Turqia po u kërkon udhëheqësve botërorë ‘të lehtësojnë sigurimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave dhe të rilidhën Moskën me sistemin SWIFT për pagesat ndërkombëtare,'”deklaruan zyrtarët turq të njohur me diskutimet.
Turqia po u thotë homologëve të saj perëndimorë se mënyra për të ringjallur marrëveshjen është lehtësimi i disa sanksioneve, të cilat e pengojnë Moskën të importojë pajisje bujqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



