Gazeta Si – Numri 1 i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë katër propozime me anë të një letre “sekrete” më 28 gusht ministrit rus, Sergei Lavrov, për rinovimin e akordit për grurin ukrainas. Lajmi bëhet i ditur nga “Bild”.

Propozimi i parë në atë letër është anashkalimi i sanksioneve financiare të Bashkimit Europian ndaj RAB (bankës ruse) nëpërmjet një filiali specifik (Rshb Capital S.a.). Propozimi i dytë është hipoteza e sigurimit të anijeve ruse ndaj sulmeve ukrainase (me mbështetjen e OKB-së dhe me Lloyd’s).
Propozimi i 3-të është ndihma për rikuperimin e kapitaleve ruse të ngrira nga sanksionet e BE-së dhe propozimi i katërt është aksesi i anijeve ruse me prodhime ushqimore dhe fertilizuese në portet e vendeve të BE-së me autorizime të shpejta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




