Politike

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ merr vendimin, kandidati i Rithemelimit garon nën siglën e koalicionit ‘BF’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e Kukësit koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane.

Mësohet se kandidati i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata, do të garojë nën siglën e koalicionit.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë