Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro në rënie

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën rezistencën 1.0788 trenda do të jetë negative me target 1.065, reagimi negativ ndaj të cilit do e thellonte rënien drejt suportit 1.053. Tregtimi mbi vlerën 1.0788 do e frenonte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga tentativa e testimit të rezistencës së radhës 1.084

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2620 trenda do të jetë bearish me target 1.247, reagimi negativ ndaj të cilit e avancon rënien drejt suportit 1.235. Tregtimi mbi vlerën 1.262, pak i mundur do të shoqërohej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.267

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi suportin 145.17 trenda do të jetë bullish me objektiv 147.5-148. Tregtimi nën vlerën e sipërpërmendur hap rrugën për testimin e suportit të radhës 144.4 reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt vlerës 143.4

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 35070 trenda do të jetë rënëse me target 34600, reagimi negativ ndaj të cilit do të pasohej me thellim të rënies  drejt suportit 34050 -34250. Tregtimi mbi vlerën e sipërpërmendur hap rrugën për avancim të lëvizjes bullish me target 35570

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 85 trenda do të jetë bullish me target 86.71 e më pas 90.4. Tregtimi nën vlerën 85 do të hapte rrugën për korrektim drejt suportit  82.5

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 26050 trenda do të jetë negative me objektiv 24750. Tregtimi mbi vlerën 27050 do të shoqërohej me testim të rezistencës 26880


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë