Politike

Asambleja që do ndryshojë qeverinë/ Rama mban gjithë ministrat në ajër

Të hënën pasdite do të bjerë gongu në Partinë Socialiste, e ku ministrat do të mbajnë frymën, duke pritur që udhëheqësi i tyre politik të shpallë ndryshimet e reja në qeveri.

Edi Rama ka shpallur prej kohësh nismën për ndryshimin e qeverisë, por duke lënë si përherë, në minutën e fundit, se kush do të largohet dhe kush do të emërohet në këto poste drejtuese.

Vetë ministrat po presin me ankth atë çfarë do të artikulojë Rama në lidhje me qeverinë, pasi asnjë prej tyre, veç Taulant Ballës i zgjedhur së fundmi ministër i Brendshëm, e sipas burimeve, dhe zëvendëskryemnistres Belinda Balluku nuk e ka vendin të sigurt. Të gjithë po jetojnë në ajër, në pritje që Rama ti japë ndonjë shpresë për të mos u larguar. Shumica e ministrave në fakt shihen si tejet të konsumuar në këtë qeverisje 10-vjeçare të këtij mandatit të tretë të socialistëve dhe ndaj ato në poste kyçe përfliten se do të largohen.

Por në këtë lëvizje për ndryshimin e qeverisë, vetë kryesocialisti duket se është më komod. Këtë “qetësi” Rama e gjen te mungesa e opozitës së fortë, e ndarë në tre apo katër pjesë, që nuk ka guxim të sulmojë apo të kritikojë ashpër opozitën. Ndaj për ballë një opozite amorfe, Rama në vend që të dalë më kabinet puro politik, mund të propozojë emra të rinj, e kjo më qëllim edhe për ti promovuar apo ripërtërirë trupën e PS-së në të ardhmen. Kjo nuk është hera e parë që Rama e aplikon një gjë të tillë, mjafton të përmendim emra si Frida Krifca, Etilda Gjoni, Elva Margariti apo dhe Delina Ibrahimaj, që e vendosi të mbajë çelësat e arkës së shtetit shqiptar.

Mësohet se vetë Rama nëpër korridoret politike ka deklaruar se me propozimet e tij do të ketë shumë surpriza me emrat që pritet ti shpallë në Asamblenë e PS-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë