Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje.
Aeroplanët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, ka thënë forca ajrore gjermane.
Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, ka thënë ushtria gjermane.
Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin rus, prej shkurtit të vitit të kaluar.
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill të vitit 2022.
Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ia kanë dhuruar Sllovakisë nga një sistem raketor për mbrojtje Patriot, ndërsa Gjermania dy shtesë.
Megjithatë, ato i kanë tërhequr prej atëherë bateritë e sistemeve Patriot nga ky vend.
Prej periudhës kur Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës edhe disa armë shtesë të periudhës sovjetike, hapësirën e saj ajrore e kanë siguruar Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria. /REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



