Politike

I Ngarkuari me Punë David Wisner takon Ramën: Pohim i lidhjeve të forta, SHBA-Shqipëri

I Ngarkuari me Punë David Wisner është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane në Tiranë, thuhet se ky takim është konfirmim për lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, është diskutuar jo vetëm për partneritetin mes 2 vendeve, por edhe luftën në Ukrainë si dhe për mbështetjen e rinisë shqiptare.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, thuhet në njoftim.

Pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria në 26 qershor të këtij viti, presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar diplomatin David J. Kostelancik. Deri me ardhjen e Kostelancik, këtë detyrë e mban Wisner. Ky i fundit ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë shqiptarë, mes tyre edhe me presidentin Bajram Begaj apo edhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë