Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet sot (30 gusht) me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës dhe vjen fill pas bisedës mes Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bled, gjatë Forumit Strategjik në Slloveni.
Gjetja e një rruge për normalizimin e situatës mes Serbisë dhe Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes së 3 qershorit pritet të jetë në fokus të takimit Lajçak-Vuçiç.
Në takimin me Kurtin, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, bisedoi për raundin e ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashikohet të mbahet në shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




