Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, e cila, duke folur për zgjerimin e BE, theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se, “në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurtë se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg.”
Rama tha gjithashtu se “është e sigurt që autobuzi i BE-së nuk do të përplaset kurrë.”
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023
Sot, Komisioni Europian kundërshtoi objektivin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant, tha se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e KE Ursula Von Der Leyen për përmbajtjen e fjalimit të tij që kishte të bënte me zgjerimin e BE-së.
“Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, tha zëdhënësja e KE.
Spinant këmbënguli se zgjerimi i BE është një proces i bazuar në merita dhe se vendet kandidate do të lejohen të anëtarësohen pasi të kenë përmbushur kërkesat e BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



