Bota

Trump paralajmëron ‘arrestimin’ në Xhorxhia. Punonjësi i Mar-a-Lagos ndryshon dëshminë

Gazeta Si – Donald Trump, i akuzuar në gjyqin kundër tentativave të supozuara për të përmbysur rezultatin zgjedhor të vitit 2020 në Xhorxhia, do të prezantohet të enjten në mbrëmje, në televizionin kryesor, për të tërhequr më shumë vëmendje.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një postim të publikuar në platformën e tij sociale “Truth”.

Lajmin e kishte dhënë edhe “The Guardian”, sipas të cilit orari i mbrëmjes është negociuar nga avokatët e presidentit. Edhe avokatët e ish-presidentit amerikan dhe gjyqtari kanë rënë dakord tashmë për një garanci prej 200 mijë dollarësh.

 “A do ta kishit besuar ndonjëherë këtë? Unë do të shkoj në Atlanta të Xhorxhias të enjten për t’u arrestuar nga një prokuror qarku i krahut të majtë radikal, Fani Willis”, shkroi Trump.

Ish-presidenti dhe 18 të pandehurit e tjerë në të njëjtin proces kanë kohë deri të premten në orën 18:00 me orën europiane për t’u paraqitur para gjyqtarëve që e kanë paditur atë sipas të ashtuquajturit ligji “Rico” për krimin e organizuar dhe shantazhin.

Ndërkohë, tashmë është dorëzuar një nga të pandehurit, Scott Hall, një vëzhgues pro-Trump, i akuzuar për shkelje të zyrës zgjedhore të një qarku dhe për të cilin dje u caktua garancia prej 10 mijë dollarësh.

Ndërkohë, në hetimin për dokumentet sekrete në Mar-a-Lago, një tjetër prej atyre për të cilat akuzohet Trump, një punonjës i ish-presidentit, i ngarkuar me monitorimin e kamerave të sigurisë, tërhoqi dëshminë e tij.

Burri fillimisht kishte dëshmuar se nuk ishte në dijeni të përpjekjeve të Trump për të fshirë videot e Mar-a-Lagos.

Miliarderi njujorkez është i pari në historinë amerikane që përballet me akuza federale.

Ka 7 akuza, përfshirë shkeljen e ligjit të spiunazhit për mbajtje vullnetare të dokumenteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen kombëtare dhe mos dorëzimin e tyre tek përgjegjësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë