Kosova

Lajçak pret Escobar në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë ditës së djeshme(22 gusht) ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçaku tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.

“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë