Bota

Greqi, 18 emigrantë gjenden të djegur në një pyll pranë kufirit me Turqinë

Gazeta Si- Tetëmbëdhjetë trupa të djegur njerëzish, sipas shtypit grek si emigrantë, u gjetën në pyllin e Dadias, në Greqinë verilindore, në rajonin e Thrakisë pranë kufirit me Turqinë, ku janë përhapur flakët e zjarrit që shpërtheu katër ditë më parë pranë qytetit-port të Aleksandoupolis.

“Hipoteza se viktimat janë persona që kanë hyrë ilegalisht në vend po hetohet”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Giannis Artophios.

Dyshohet se emigrantët kanë hyrë ilegalisht në Greqi dhe kanë qenë të fehshur në pyll ku janë zënë në kurth nga flakët.

Hipoteza forcohet nga fakti se ditët e fundit nuk ka pasur raportime për persona të zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme për të gjithë zonën ishin lëshuar 112 njoftime evakuimi. Mesazhet u transmetuan edhe në celularë në rrjetet e huaja.

Zona në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, veçanërisht ajo ku dy shtetet ndahen nga rrjedha e lumit Evros, ka qenë prej vitesh një nga pikat më të “rrahura” për ata që tentojnë të hyjnë në territorin evropian.

Bashkimi me rrugë tokësore: është fillimi i të ashtuquajturës “rruga ballkanike”.

Ndërkaq janë mbi 10 vatra active në Greqi, që përballët me valën e dytë të zjarreve vdekjeprurëse brfeda një muaji. Një ditë më parë u raportuan dy viktima, ndërsa gjatë korrikut humbën jetën 5 persona nga zjarret. 

Dramatike paraqitet situata në Aleksandropulos ku zjarret vazhdojë prej 4 ditësh. Autoritetet vendore u bënë thirrje banorëve të evakuohen, duke vënë në dispozicion edhe mjetet e traportit publik. Për shkak të evakuimit masiv të banorëve është krijuar kaos në rrugë që është mbuluar nga tymi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë