Mediat malazeze raportojnë se kryeministri i vendit, Dritan Abazoviç është evakuuar mbrëmjen e djeshme nga një diskotekë në Budva, pasi u bë dëshmitar i një konflikti mes personave të tjerë. Sakaq mësohet se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.
“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviç ishte duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jozyrtarisht për median malazeze “CdM”.
Media serbe “Kurir”, me një lajm ekskluziv, raportoi më herët se një person tentoi ta godasë dhe e shau kryeministrin në mesin e turmës teksa ndiqej performanca e artistit Dino Merlin në “Top Hill”.
Sipas dëshmitarëve, kreu i qeverisë malazeze, Abazoviç, u evakuua nga policia dhe rojat personale të sigurisë të cilët hodhën edhe gaz lotsjellës ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen.
Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.