Bota

Marrëveshja e grurit, ministri i Jashtëm turk vizitë në Kiev javën e ardhshme

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan do të udhëtojë në Kiev javën e ardhshme për të diskutuar marrëveshjen e grurit, të arritur në korrik të vitit të kaluar në Stamboll, me autoritetet ukrainase.

Kjo është raportuar nga dy burime të mirë-informuara të cituara nga Middle East Eye.

Misioni i Fidanit pason vendimin e Ukrainës për të eksploruar rrugë alternative për të eksportuar drithërat e saj pas vendimit të Moskës për t’u tërhequr nga marrëveshja muajin e kaluar.

Marrëveshja, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia fillimisht ka garantuar sigurinë e anijeve me grurë që shkojnë drejt dhe nga portet ukrainase përmes ujërave që kontrollon Rusia që kur u nënshkrua në korrik të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë