Kur kaloni kohë jashtë, është e rëndësishme të bëni çdo gjë që mundeni për të shmangur djegien nga dielli. Dëmtimi i lëkurës mund të shkaktojë probleme si plakja e lëkurës apo dhe kanceri.
Ida Orengo, shefe e dermatologjisë në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Teksas thotë se shumë njerëz mendojnë se është në rregull të digjesh nga dielli në fillim të sezonit, sepse kjo e bën lëkurën më të fortë për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të diellit ose djegiet e mëtejshme por kjo nuk është e vërtetë”, tha Orengo.
Dëmtimi nga dielli është serioz, edhe nëse nuk duket ashtu për momentin. Me kalimin e moshës, mund të përballeni me probleme shëndetësore, si kanceri i lëkurës, si pasojë e nxirjes dhe djegieve nga dielli.
Shoqata Amerikane e Akademisë së Dermatologjisë raporton se 1 në 5 njerëz në Shtetet e Bashkuara do të kalojë kancer të lëkurës gjatë jetës dhe sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm në vend.
Me fjalë të tjera, është e rëndësishme që të mbroheni nga ekspozimi i tepërt ultravjollcë gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht në verë, kur keni më shumë gjasa të kaloni kohë jashtë.
Por ndërsa djegiet nga dielli mund dhe duhet të shmangen, djegiet nga dielli gabimisht ndodhin herë pas here. Nëse e gjeni veten me djegie nga dielli këtë verë, ja çfarë thonë dermatologët që mund të bëni për ta trajtuar atë:
1. Bëni një dush të freskët.
Sipas Orengo, dushet e shpeshta të freskëta janë një mënyrë e mirë për të ndihmuar me dhimbjen që shoqëron djegien nga dielli. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe zvogëlimin e ënjtjes dhe çdo flluskë.
“Mos bëni dush me ujë të ngrohtë se thjeshtë do të përkeqësoni gjendjen”, shtoi ajo.
Ajo tha se përdorimi i sapunit të butë, ose thjesht larja me ujë është ideale. Dhe kur të dilni nga dushi duhet të thaheni por mos e fërkoni ashpër peshqirin mbi lëkurën tuaj.
2. Merrni medikamente
Meqenëse djegia nga dielli shkakton inflamacion të lëkurës, ju mund të përdorni ilaçe për të ndihmuar në reduktimin e tij, sipas Leah Jacob, profesor në departamentin e dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane në New Orleans thotë se njerëzit që digjen nga dielli duhet të konsultohen me mjekun për të marrë ilaç që mund tu lehtësojë dhimbjen.
“Unë zakonisht rekomandoj që njerëzit të marrin ibuprofen ose Tylenol nëse nuk jeni alergjik ndaj asnjërës prej tyre”, tha Jacob.
3. Përdorni një hidratues të butë
Të dy Jacob dhe Orengo thanë se një hidratues i butë si vazelinë është gjithashtu i shkëlqyeshëm për djegiet nga dielli.
Kur përdorni një locion që ka aditivë, rrezikoni nga acarimi i mëtejshëm.
Aloe vera mund të jetë e dobishme, për sa kohë që është një xhel aloe që nuk kombinohet me shumë përbërës të tjerë.
4. Provoni një kompresë të ftohtë
Sipas Jacob, kompresat e ftohta mund të qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të djegur nga dielli.
Për ta bërë këtë, thjesht vendosni një peshqir të lagur dhe të ftohtë në djegien nga dielli. Ose, për një kompresë edhe më të ftohtë, Jacob tha se mund ta vendosni atë peshqir të lagur në frigorifer për një kohë të shkurtër përpara se ta aplikoni në lëkurën tuaj.
5. Pini sa më shumë ujë
Ka një arsye që ju jeni të etur kur jeni të djegur nga dielli.
“Një nga gjërat që lëkura ndihmon është të mbajë ujin”, shpjegoi Orengo. Dhe kur jeni të djegur nga dielli humbni lëngje. Për ta luftuar këtë, sigurohuni që të qëndroni të hidratuar duke pirë shumë ujë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



