Gazeta Si – Të paktën 35 persona kanë vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i madh në një pikë karburanti në republikën jugore të Rusisë, Dagestan, njoftuan zyrtarët rusë të martën.
Ministria e Emergjencave e Rusisë (MER) tha më 15 gusht se 150 njerëz janë lënduar në përgjithësi. Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, tha guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov.
Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në periferi të Makhachkala, kryeqytetin e këtij rajoni. Zjarri nisi në një dyqan për rregullimin e automjeteve dhe u shpërnda te pompa e afërt e karburanteve, duke nxitur një shpërthim të madh, raportoi agjencia ruse e lajme, RIA Novosti, duke e cituar MER-in.
Zjarri nga shpërthimi i madh kaploi një hapësirë prej 600 metrave katror, sipas MER-it. Disa prej të lënduarve do të dërgohen me helikopter në Moskë për tretman mjekësor.
Autoritet ruse e kanë nisur një hetim kriminal ndaj këtij rasti. Familjet e viktimave do të marrin nga rreth 10 mijë dollarë secila, sipas autoriteteve në Dagestan, ndërsa ato të të lënduarve nga dy deri në katër mijë dollarë.
Dagestani e ka shpallur ditë zie të martën. Në një vend tjetër në Rusi, në perëndim të Siberisë, një shpërthim tjetër i vrau dy persona dhe lëndoi pesë të tjerë të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi në një minierë nafte në rajonin Khanty-Mansiysk, sipas autoriteteve lokale./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



