Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Gentian Caka është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen hetimore ndaj Saimir Tahirit.
Gentian Caka është pyetur për herë të parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në nëntor 2017, në lidhje me dy leje drejtimi për mjete lundruese të ish-ministrit Tahiri, që u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota bashkë me 863 mijë euro. Në atë kohë, Caka kishte deklaruar se lejet e drejtimit të Tahirit i kishte harruar ai në makinën e Orest Sotës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Pak ditë më parë, Saimir Tahiri dorëzoi edhe mandatin e deputetit, duke i hapur rrugën Prokurorisë ta hetojë si qytetar të zakonshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.