Ministri libanez i Kulturës ndaloi shfaqjen e filmit “Barbie” në kinematë në vend, duke gjykuar se ai promovon homoseksualitetin dhe transformimin seksual dhe është kundër vlerave fetare.
Ministri Mohamed Mortada mbështetet nga grupi i fuqishëm i armatosur shiit Hezbollah, kreu i të cilit Sayed Hassan Nasrallah ka rritur retorikën e tij kundër komunitetit LGBT, duke pretenduar se kjo përbën një rrezik të afërt për Libanin.
Ai i kërkoi Ministrisë së Brendshme libaneze të marrë masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e filmit.
Ministri i Brendshëm Basam Mavlavi nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, tha agjencia.
Libani ishte vendi i parë arab që mbajti javën e krenarisë së homoseksualëve në vitin 2017 dhe konsiderohet një strehë e sigurt për komunitetin LGBT në Lindjen e Mesme konservatore.
Megjithatë, çështja kohët e fundit është vënë në fokus, duke shkaktuar tensione.
Vitin e kaluar, Mavlavi mori një vendim për të ndaluar ngjarjet “që nxisin perversionin seksual” në Liban, të cilat besohet se i referohen tubimeve miqësore ndaj LGBT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.