Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve luajti sot një miqësore luksi me Italinë, ku u mund me rezultatin 3-0. Të tre golat skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku i pësoi që në pjesën e parë të ndeshjes.
Miqësorja u luajt në Koverçiano, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare të Italisë. Dominimi i kampionëve të freskët të Europës ishte i dukshëm në këtë test. Dele Monake shënoi që në fillim të ndeshjes, më pas dyfishoi Ripani dhe në fund të pjesës së parë sërish Dele Monake shënoi golin e tretë.
Duhet theksuar se Italia nuk luajti në këtë ndeshje me lojtarët e saj më të mirë. Nga ata që pak kohë më parë e shpallën këtë skuadër kampione Europe mungonin disa lojtarë, mes tyre edhe ylli me origjinë shqiptare, Luis Hasa.
Shqipëria U-19 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kiri, Damini, Kaçurri, Kasmollari, Krasniqi, A.Kurti, Muça, A.Kurti, Sulejmani, Tresa, Vranici. Trajner: E.Bulku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




