Gazeta Si – Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donjeckut të hënën, duke vrarë të oaktën 8 persona dhe plagosur të paktën 67 të tjerë, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Në sulmin e parë, i cili e kishte për cak pjesën ukrainase të një rajoni të okupuar pjesërisht nga Rusia, u vranë katër civilë, ndërsa në tjetrin mbeti i vdekur nënkryetari i degës rajonale të Shërbimit Emergjent Shtetëror të Ukrainës, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.
Të paktën 31 njerëz – përfshirë 19 policë, pesë shpëtimtarë dhe një fëmijë – u plagosën gjatë sulmeve, thanë zyrtarët.
Nga këto sulme u dëmtuan një hotel, ndërtesat e banimit dhe struktura të tjera civile, tha guvernatori i Donjeckut, Pavlo Kyrylenko.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë në një komunikatë për media online se po përpiqet të mos lërë asgjë pos “gurë të copëtuar e djegur” në lindje të Ukrainës. Komentet e tij u shoqëruan nga pamje nga dëmtimi i një ndërtese pesëkatëshe banimi, e cila kishte një kat të rrënuar praktikisht.
Sulmi vdekjeprurës vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët nga rreth 40 vende të botës u mblodhën në Arabinë Saudite për ta gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Rusisë e dënoi të hënën këtë takim dyditor, duke e cilësuar si “pa kurrfarë vlere” për shkak se Moska – për dallim nga Kievi – nuk ishte e ftuar.
Ministria ruse i përsëriti komentet e kaluara se Moska është e hapur për një zgjidhje diplomatike sipas kushteve të saj, e cila do t’i jepte fund luftës 17-muajshe, dhe se është e gatshme të përgjigjet ndaj propozimeve serioze./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



