Bota

Dënim i ri për Aleksei Navalnin, 19 vjet burg i akuzuar për ‘ekstremizëm’

Gazeta Si – Teksa e vuan dënimin me burgim prej 11 vjetësh e gjysmë për akuza për përvetësim – të cilat konsiderohen të motivuara politikisht, Aleksei Navalni është dënuar me 19 vjet burgim për akuza të lidhura me ekstremizëm.

Lideri i opozitës ruse, 47-vjeç, është një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin dhe tashmë po vuan një dënim prej 11 vitesh e gjysmë i akuzuar për mashtrim dhe akuza të tjera që ai vetë thotë se janë gjithashtu false.

Lëvizja e tij politike është nxjerrë jashtë ligjit dhe është shpallur “ekstremiste”. Këtë herë ishte një gjykatë në Melekhovo, rreth 235 km në lindje të Moskës ku ai po vuan dënimet e tij që shpalli vendimin.

Tashmë ai akuzohet se është përfshirë në nxitjen dhe financimin e veprimtarive ekstremiste dhe krijimin e një organizate ekstremiste të tillë. Prokurorët kishin kërkuar 20 vjet burg.

Që nga burgimi i tij në vitin 2021, Navalni ka zhvilluar një sërë grevash urie. Ai mbahet në izolim dhe nuk i lejohet të komunikojë me të burgosur të tjerë dhe botën jashtë duke marrë shumë pak të vizitorë.

Navalni pritet të përballet me akuza të tjera pasi po hetohet për terrorizëm. Në vitin 2020, ai u helmua në Siberi nga ajo që laboratorët perëndimorë më vonë konfirmuan se ishte një agjent nervor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë