Filma

Barbie dhe Oppenheimer thyejnë rekord, mbi një miliard fitime në mbarë botën

Barbenheimer konfirmohet si fenomen edhe në fundjavën e dytë pas daljes në treg.

Dy filmat, Barbie dhe Oppenheimer, kanë tejkaluar shifrën miliardë në mbarë botën.

Kështu shkruajnë mediat amerikane. Veçanërisht në SHBA, filmi me regji të Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling fitoi 93 milionë dollarë, ndërsa Oppenheimer nga Christopher Nolan i kaloi 46 milionë dollarët.

Në SHBA dhe Kanada, vetëm Barbie fitoi afro 352 milionë dollarë dhe është gati të bëhet hiti më i madh i biletave të verës. Çdoherë që shfaqet, sjell rreth 20 milionë dollarë. Sa u përket arkëtimeve globale, filmi ka arritur në 775 milionë.

“Është një shifër e çmendur, - tha Jeff Goldstein i Warner Bros (shtëpia e shpërndarjes së filmit), - ka një audiencë të integruar që dëshiron të jetë pjesë e këtij momenti ‘zeitgeist’. Kudo njerëzit janë të veshur rozë. Pink po pushton botën”.

Goldstein gjithashtu thekson se Barbie tërheq edhe një audiencë që kthehet për të parë filmin për herë të dytë, sipas vlerësimeve, fenomeni përfaqëson 12% të shitjeve.

Në rastin e Oppenheimer, filmi për babain e bombës atomike ka fituar mbi 174 milionë dollarë në SHBA, ndërsa globalisht pak më shumë se 400 milionë.

Barbenheimer eklipsoi edhe “Haunted Mansion” në adaptimin e ri filmik të Disney-t të atraksionit të parkut zbavitës me të njëjtin emër. Me një kosto rreth 150 milionë dollarë, ai pati një debutim me vlerë 24 milionë në SHBA dhe 9 milionë jashtë shtetit. /Ansa/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë