Para

Eurobondi dhe operacionet në treg, rritet ndjeshëm Rezerva Valutore e Bankës së Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë u shtua me 600 mln euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, duke kapur shifrën e 5.5 mld eurove. Rritja raportohet me 12% brenda një muaji.

Rezerva e cila përbëhet kryesisht nga euro dhe dollari, mbushet me tërheqjet e këtyre valutave nga tregu. Por shifra e pazakontë këtë herë duket se lidhet me emetimin e Eurobondit në tregjet e jashtme, po në të njëjtën vlerë.

Blerjet në treg deri në qershor ishin rreth 15 mln euro.

Për të gjithë vitin 2023, BSH ka parashikuar të blejë në total 220 mln euro valutë nga tregu, sipas kalendarit të zakonshëm të shpërndarë në 16 ankande. Por shifra mund të rritet përballë luhatjes së kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut ndaj valutave. Gjithsesi, edhe blerjet e mëhershme të BSH-së nuk kanë arritur të zgjasin efektin e fortë të euros në më shumë se vetëm një javë.

Rezerva valutore lidhet drejtëpërdrejtë me tregtinë e jashtme. Ajo duhet të jetë të paktën e vlefshme sa për 6 muaj vlerë importesh dhe rritja e saj është pozitive për ekonominë. Rezerva përbëhet kryesisht nga titujt e borxhit, depozita, ar dhe SDR (tërheqje nga FMN).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë