Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EURUSD (euro-dollar) do të tregtohet mbi vlerën 1.0976 trendi do të jetë pozitive me target 1.1050- 1.1060. Tregtimi nën vlerën 1.0976 do ta thellonte rënien drejt suportit 1.091.
Për sa kohe USDALL (dollar-lek) do të tregtohet mbi vlerën 95.45 trendi dhe këtë javë do të jetë rritëse drejt targetit 96.43, reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta avanconte lëvizjen për sipër drejt targetit të radhës 98. Tregtimi nën vlerën 95.45 do shoqërohej me korrektim të mëtejshëm me objektiv 94.5.
Për sa kohë GBPUSD (paund-dollar) do të tregtohet nën vlerën 1.29 trendi do të jetë negativ me target 1.2745, reagimi negativ ndaj të cilit do ta thellonte rënien drejt suportit 1.262. Tregtimi mbi vlerën 1.29, pak i mundshëm hap rrugën për testimin e rezistencës 1.306.
Për sa kohë USDJPY (dollar-jen) do të tregtohet nën rezistencën 141.12 trendi do të jetë bearish me target 140.22. Tregtimi mbi vlerën 141.12 do te pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës së radhës 142.86.
Për sa kohe CTUDE OIL (nafta bruto) do të tregtohet mbi vlerën 80.33 trendi do të jetë rritëse me target 83 53. Tregtimi nën 80.33 do ta frenonte këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i suportit 80, pas të cilit reagimi do të ishte pozitiv.
Për sa kohe BTCUSD (Bitcoin-dollar) do të tregtohet nën vlerën 29350 trendi do të jetë bearish me target 28000. Tregtimi mbi vlerën 29350 hap rrugën për testimin e rezistencës 29880, pas së cilës reagimi pritet të jetë negativ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.