Bota

Greqi, rrezik shumë i lartë zjarri në gjashtë rajone (Video)

Rrezik shumë i lartë zjarri (kategoria e rrezikut 4) parashikohet për ditën e sotme për gjashtë rajone të vendit, sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Konkretisht, rrezik shumë i lartë zjarri parashikohet për zonat e mëposhtme:

-Rajoni i Atikës

-Rajoni i Greqisë Qendrore (Boeotia, Evia, Fthiotida)

-Rajoni i Peloponezit (Corinthia, Argolis)

-Rajoni i Egjeut Jugor (Kos, Kalymnos, Rodos, Karpathos)

-Rajoni i Egjeut të Veriut (Lesvos, Kios, Samos, Ikaria)

-Rajoni i Kretës (Heraklion, Lasithi)

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile i Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka njoftuar organet kompetente qeveritare të përfshira në shërbimin zyrtar, si dhe qarqet dhe bashkitë e qarqeve të mësipërme, që të jenë në gatishmëri për të përballuar menjëherë çdo incident zjarri.

Në të njëjtën kohë, Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet në ajër të hapur që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndija dhe të mos hedhin cigare të ndezura. Gjithashtu, gjatë sezonit të mbrojtjes nga zjarri ndalohet djegia e tokave.

Në rast se vërehet zjarr, Ministria fton qytetarët që të njoftojnë menjëherë Shërbimin Zjarrfikës në numrin 199.

Ditën e enjte ka qenë veçanërisht një situatë dramatike në Volos të Greqisë ku për shkak të flakëve, kanë shpërthyer depot e municioneve të Forcave Ajrore në Nea Aghialos.

Shpërthimet kanë ndodhur në magazinat në krahun e 111-të luftarak të Forcave Ajrore, ku ruhen municionet për gatishmërinë e avionëve luftarakë që ngrihen kur ka shkelje në detin Egje.

“Dëgjohen shpërthime mes Nea Anchialos dhe Mikrothibe. Ka një depo municionesh në Karamba dhe disa pika karburanti. Situata po vështirësohet. Po evakuojmë njerëzit me autobus për në Volos. Nëse erërat nuk pushojnë, do të kemi një problem të madh”, tha për mediat presidentja e kampit ushtarak të Nea Anchialos, Paraskevi Pyrgani Paraskevopoulos.

Flakët janë shkaktuar nga erërat shumë të forta dhe ka qenë e pamundur të shuheshin, megjithëse kampi ruhej nga zjarrfikëse.

Forca Ajrore u urdhërua të evakuonte objektet me afrimin e flakëve. Personeli që shërbente në objektin e veçantë të municioneve u evakuua me kohë sipas zyrtarëve të Shefit të Shtabit Ajror.

Pamje tronditëse të tre shpërthimeve të njëpasnjëshme janë kapur në kamera gjatë transmetimit direkt të mediave greke, ndërsa flakët nga fronti i zjarrtë i janë afruar zonës së banuar.

Forca të shumta policie ndodheshin në vendngjarje duke u dhënë udhëzime banorëve se si të largohen, ndërsa në zonë mbizotëronte një gjendje alarmi, me kambanat në kisha që po binin vazhdimisht me qëllim që të finalizohet evakuimi.

Siç raportojnë mediat lokale, njerëzit u larguan edhe me varka nga deti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë