Mbyllja e hapësirës ajrore pas një tentim puçi në Niger ka prekur edhe ushtrinë gjermane Bundeswehr të enjten.
Koloneli i Ushtrisë së Niger, Amadou Abdramane, tha të mërkurën vonë në televizionin kombëtar se ushtria i ka pezulluar të gjitha institucionet dhe i ka mbyllur të gjithë kufijtë në vendin e Afrikës Perëndimore.
Ushtria tha se ia ka vënë kyçin pallatit presidencial dhe e ka arrestuar presidentin e vendit Mohamed Bazoum, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 2021.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të gjitha fluturimet drejt bazës ajrore Bundesëehr janë ndaluar në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, ku punojnë rreth 100 ushtarë gjermanë. Raportohet se edhe i gjithë stafi i Ambasadës së Gjermanisë është dërguar nga kryeqyteti në bazën ajrore, për arsyeje sigurie.
Një aeroplan transportues A 400 i Gjermanisë është ende i parkuar në aeroportin ushtarak, por hapësira ajrore do të jetë e mbyllur deri më 4 gusht.
“Të gjithë anëtarët e kontingjentit gjerman MINUSMA… në Niamey, janë të sigurt”, ka thënë një zëdhënës i Bundesëehrit të enjten.
Ai shtoi se situata është e paqartë, por se po vëzhgohet me kujdes.
Ushtria gjermane e mban bazën ajrore në Niamey për angazhime ushtarake në Afrikën Perëndimore.
Ky lokacion është i rëndësishëm për tërheqjen e vazhdueshme të ushtrisë gjermane nga shteti fqinj Mali, ku Gjermania është e përfshirë në misionin e OKB-së, të njohur si MINUSMA.
Të enjten, ministri i Punëve të Jashtme i Nigerit, Hassoumi Massoudou, i bëri thirrje ushtrisë së vendit ta lirojë presidentin dhe t’i shtrojë kërkesat përmes dialogut.
“Ne jemi autoritetet ligjore dhe të ligjshme në Niger”, tha Massoudou për France 24 të enjten. Ai theksoi se kishte folur me Bazoumin dhe se tha se presidenti ishte mirë.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka bërë thirrje për lirimin e “menjëhershëm” të Bazoumit, si dhe për “për respektimin e menjëhershëm të sundimit të ligjit dhe për siguri publike”.
Trazirat në Nigeri vijnë në një periudhë kur fuqitë perëndimore janë të shqetësuara për operacionet e grupit mercenar Wagner në këtë rajon të paqëndrueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



