10 oficerë nga ushtria e Nigerit u shfaqën në orët e para të mëngjesit në televizionin shtetëror, duke njoftuar se kishin rrëzuar presidentin Mohamed Bazoum, kishin mbyllur kufijtë e vendit të Afrikës Perëndimore dhe kishin vendosur një shtetrrethim gjatë natës.
Duke lexuar një deklaratë me shkrim nga “Këshilli Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut” (NSF), koloneli Amandou Abdaraman, i rrethuar nga nëntë ushtarakë të tjerë, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të bashkuar në NSF, kemi vendosur t’i japim fund regjimit të Presidentit Bazum.
OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit
“Z. Guterres dënon në termat më të ashpër çdo përpjekje për të marrë pushtetin me forcë, çdo sulm kundër qeverisjes demokratike, paqes dhe stabilitetit në Niger”, tha një deklaratë e lëshuar nga zëdhënësi i tij Stephane Dujarric.
Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë shprehu “shqetësimin e thellë” për situatën dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të presidentit Bazum i cili mbahet nga garda presidenciale në Niamey.
Bazum u zgjodh president në vitin 2021 në atë që ishte tranzicioni i parë demokratik i pushtetit në një shtet që ka parë katër grushte shteti ushtarake që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



