Bota

Reshje shiu dhe përmbytje në Itali, tre të plagosur nga rënia e pemëve në Milano

Italia është duke u përballur me reshje shiu masive dhe përmbytje. Si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano.

Ndërkohë ka pasur probleme dhe me transportin publik, me energjinë elektrike dhe dëme në sektorin e bujqësisë, për shkak të breshrit.

Po ashtu edhe Lombardia po përballet me pezullimin transportit publik, metro ose me vonesa.

Shiu shkaktoi disa përmbytje në rrugë dhe biznese ku nga era e fortë, pemët ranë mbi biznese dhe  makina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë