Para

Financat e shqiptarëve dhe bizneseve, bankat refuzuan të japin shumë kredi në 3 mujorin e dytë

Nga Gazeta ‘SI’ – Bankat tregtare në vend kanë dhënë më pak kredi për bizneset gjatë tremujorit të dytë. Sipas vetë bankave, kjo ka ndodhur sepse ato kanë qenë skeptike mbi rrezikun e gjendjes financiare së këtyre bizneseve dhe perspektivën e sektorit. Kushtet e kreditimit për to nuk kanë ndryshuar.

Por kërkesa e bizneseve për kredi ka qenë e lartë, sidomos nga bizneset e mëdha që kanë pasur nevojë për likuiditet.

Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të jetë e lartë në tremujorin e tretë të vitit 2023, për financimin e investimeve, si edhe në mbulimin e nevojave për likuiditete. Në terma të madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e ulët në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm.

Edhe për individët, bankat tregtare reduktuan dhënien e kredive, ndikuar nga niveli i të ardhurave të disponueshme të këtyre aplikuesëve dhe historiku i tyre me bankën.

Kërkesa e individëve për kredi u rrit gjatë kësaj periudhe, shumica me nevojën për të blerë banesa apo dhe nevoja konsumatore. Kushtet dhe termat e kreditimit mbetën  thuajse  të pandryshuar në  tremujorin e dytë të vitit.

Në tremujorin e tretë të  vitit  2023, bankat  presin  që  kërkesa  për  kredi  të  jetë  sërish  e  lartë,  si  në  financimin e konsumit, ashtu edhe  në blerjen e banesave


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë