Sali Berisha reagoi për kalimin në minutat e fundit nga PS të draftit që i hap rrugë Skënder Gjinushit për një mandat të dytë.
“Parlamentarizmi është shndërruar nga një proces themelor demokratik, në një farsë të turpshme në të cilën nuk respektohen as norma, as parime, as ligje dhe as Kushtetutë.
Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës.
Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë.
Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze.
Skënder Gjinushin në krye të akademisë e vendosi Tom Doshi, të cilin pasi i bleu partinë, bëri marrëveshje për ta kthyer në drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që ishte Enver Hoxha dikur…”, tha Berisha
Ai foli edhe për largimin e Arben Ahmetjt jashtë vendit, duke e cilësuar si “arratisje” te shekullit me “bekimin” e kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.