Momenti është kritik në Hollywood. Më shumë se dy muaj grevë e skenaristëve (shpallur më 2 maj dhe ende vazhdon mes shfaqjeve, filmave dhe serialeve të ndërprera dhe piketave të përditshme) dhe tashmë edhe aktorët janë gati drejt grevës. Deri në fund është punuar për të shmangur atë që në këtë pikë do të krijonte paralizë në sektor, jo vetëm seriale tw ndaluar, por edhe promovim filmash, tapete të kuq, të ftuar nëpër emisione.
Sindikata e kategorisë SAG-AFTRA është gati të dalë në grevë, pasi bisedimet me studiot kanë përfunduar pa marrëveshje apo zgjatje. Kontrata e aktorëve skadoi zyrtarisht në mesnatë dhe as lëvizja përfundimtare e përfshirjes së një ndërmjetësi nuk çoi në rezultatin e dëshiruar.
Brenda kategorisë po mbizotëron linja e ashpër, në fund të qershorit një letër e nënshkruar nga qindra aktorë dhe me firma të rënda si Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence iu drejtuan përfaqësuesve të sindikatave të tyre me këto fjalë: “Ne jemi të shqetësuar nga ideja që anëtarët e SAG-AFTRA janë të gatshëm të bëjnë sakrifica që udhëheqja nuk është e gatshme t’i bëjë”. Hapi i fundit, para grevës, është një votim që do të mbahet sot, por gjithçka sugjeron se po i afrohemi protestës.
Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA dhe sindikata e autorwve, Shoqata e Skenaristëve të Amerikës (WGA), po bëjnë thirrje për rritje të pagave bazë dhe atyre të mbetura në epokën e transmetimit të TV, si dhe garanci që puna e tyre nuk do të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale (AI).
Ndërkohë, ndërsa mori pjesë në një event dje, ylli Matt Damon tha se shumë aktorë kanë nevojë për një kontratë të drejtë për të mbijetuar. “Ne duhet të mbrojmë njerëzit që janë pak në skaje”, tha Damon për Associated Press, “26,000 dollarë në vit janë ato që duhet të keni për të marrë sigurimin shëndetësor. Dhe ka shumë njerëz, pagesat e papaguara të të cilëve janë ato që i çojnë ata në atë prag. Dhe nëse ato pagesa të papaguara mbarojnë, po kështu mbaron edhe kujdesi i tyre shëndetësor. Dhe kjo është absolutisht e papranueshme. Nuk mund ta lejojmë. Pra, ne duhet të gjejmë diçka që është e drejtë”. /La Repubblica/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.