Zvicra do të bëhet për herë të parë importuese e djathit, duke marrë kështu më shumë djathë nga vendet e tjera, se sa prodhon vetë, sipas kreut të shoqatës së qumështit të vendit.
Hapja e tregut zviceran të qumështit ka shtrënguar prodhuesit vendas në vitet e fundit, duke bërë që disa të heqin dorë, tha Boris Beuret për gazetën Le Temps me bazë në Gjenevë në një intervistë të botuar të shtunën.
Beuret tha se duhen marrë masa për të siguruar që Zvicra – e famshme në mbarë botën për varietetet e djathit me cilësi të lartë si Gruyère dhe Emmentaler – mund të vazhdojë të prodhojë për popullsinë e saj.
“Nëse jo, atëherë do të përfundojmë duke importuar (djathë), gjë që do të ishte absurde ekonomikisht, socialisht dhe ekologjikisht,” citohet të ketë thënë ai. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




