Politike

Meta: Gruevski pranoi fajin. Edhe mua më ofruan strehim politik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari pas dënimit të tij me dy vjet burg. Në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve, Presidenti edhe pse u shfaq i rezervuar në komentet për këtë çështje tha se në një farë mënyrë ish-kryeministri maqedonas ka pranuar fajësinë e tij me këtë largim, duke iu shmangur drejtësisë.


“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, tha presidenti.

Gruveski ka kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, duke udhetuar me makinën diplomatike të ambasadës hungareze nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit drejt Malit te Zi. Shteti shqiptar i mohonte “akuzat” e mediave serbe se Gruevski kishte ikur nga aeroporti i Rinasit, gjersa padite vonoi, pranoi se ish-kryeministri maqedonas kishte përdorur territorin shqiptar për të kaluar drejt Malit të Zi dhe më pas për t’u strehuar në Hungari.

Presidenti Ilir Meta duke folur për këtë çështje zbuloi se mbi dy dekada më parë i kishin ofruar strehim politik në Greqi në kohën kur Prokuroria ia hoqi imunitetin dhe i prenë fletë arrestin.

Presidenti ne konferencen e sotme


“Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha ketu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformuar. Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, deklaroi Meta.
Në tetor të vitit 1992, Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit të deputetit të PS-së, Ilir Meta, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën parashikohej se gjatë zhvillimit të hetimeve, kundërnjë numri personash në qytetin e Poliçanit për veprën penale të heqjes së paligjshme kishin dalë të dhëna edhe për deputetin Ilir Meta. Më pas hetimet u mbyllën.


Meta i përgjigjet Kotzias për ushtrinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, duke theksuar se ushtria shqiptare i di ku janë kufijtë e vendit. Ish-kryediplomati greke deklaroi dy ditë më parë për një radio greke se ushtria e shtetit fqinj nuk njeh kufijtë e Shqipërisë.
“Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-neës, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-neës. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një istancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi. Në rastin se është fake-neës, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës. Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa”, deklaroi Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë