Gazeta Si – Në Francë, një zjarrfikës 24-vjeçar humbi jetën, teksa po përpiqej të shuante zjarrin në Saint-Denis në përleshjet pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre.
Dhuna urbane që ka tronditur vendin që prej të martës nuk ka të ndalur, edhe pse duket se tensioni është në rënie, me 157 të arrestuar gjatë natës, një numër më i ulët se ditët e fundit.
Ministria flet edhe për tre të plagosur mes forcave të rendit. Në atë kohë kishte 352 zjarre në rrugët publike, ku 297 automjete morën flakë dhe 34 ndërtesa u dogjën.






Janë sulmuar gjithashtu një stacion policie dhe një kazermë xhandarmërie. Për të përballuar dhunën në Francë, janë vendosur 45 mijë policë dhe xhandarë.
Lajmin për vdekjen e zjarrfikësit të ri e dha në Tëitter ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili shkroi: “Ndërsa po luftonte zjarrin e disa automjeteve në një parking nëntokësor në Saint-Denis, një shef i ri i tetarit. Zjarrfikësit 24-vjeçarë të Parisit vdiqën, pavarësisht nga trajtimi i shpejtë i shokëve të skuadrës”.
Një ditë më parë, të afërmit e adoleshentit 17-vjeçar që u vra nga policia në Nanterre në periferi të Parisit i kanë bërë thirrje demostruesve që të ndalin trazirat.
Gjyshja e adoleshentit të vrarë nga policia u bëri thirrje të ndalen aktet e dhunës. E identifikuar si Nadia, ajo në një intervistë telefonike në televizionin BFM u shpreh se dhuna duhet të marrë fund.
Sipas saj, protestuesit po e përdorin vdekjen e nipit të saj si një justifikim për të kryer akte dhune.
“Po u bëj thirrje protestuesve që të ndalojnë. Naheli ka vdekur. Vajza ime është e shkatërruar, tani ajo nuk ka më jetë”, tha gjyshja e 17-vjeçarit që vdiq pasi u qëllua nga një punonjës policie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



