Bota

‘Blindohet’ Franca, Macron nxjerr blindat në rrugë, njerëzit nisin plaçkitjen

Franca po kalon orë të vështira, mes trazirave dhe dhunës. Njerëzit kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar, të nxitur nga vrasja e një 17-vjeçari franko-algjerian nga një polic.

Teksa po hyn në natën e katërt të protestave, mbrëmjen e kësaj të premteje u regjistrua edhe viktima e parë mes protestuesve.

Referuar mediave franceze, një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia e një supermarket. Sipas autoriteteve franceze, viktima nuk kishte lidhje me protestuesit, por u qëllua nga një plumb qorr.

Ndërkohë, njerëzit kanë nisur plaçkitjen dhe shkatërrimet në të gjithë vendin.

Për të përballuar një tjetër natë të dhunshme, qeveria e Francës ka “blinduar” vendin.
Plot 45 mijë policë, 5 mijë më shumë se dje janë dislokuar sot në mbrëmje, ndërsa në rrugë kanë dalë mjetet e blinduara me urdhrin që të ndalohen autobusët dhe tramvajet pas orës 21.00 në të gjithë vendin.

Qeveria franceze ka vendosur të anulojë aktivitetet, koncertet që kërkojnë mobilizimin e policsië dhe që mund të paraqesin rreziqe për sigurinë në gjëndjen aktuale në të cilën ndodhet Franca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë