Gazeta Si – Në Francë, 667 persona ishin në natën e tretë të dhunës dhe përplasjeve që shpërthyen pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre nga një oficer policie.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmianin njoftoi në Twitter. “Mbrëmë policia, xhandarët dhe zjarrfikësit tanë u përballën me guxim me dhunën e rrallë. Sipas udhëzimeve të mia të forta, ata bënë 667 arrestime”, shkruan ai. Nga trazirat u plagosën 249 policë dhe xhandarë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeson një takim të ri të njësisë ndërministrore të krizës në Paris, duke u kthyer herët nga Brukseli ku po zhvillohet Këshilli Evropian nëse bisedimet me partnerët e BE-së nuk përfundojnë në kohën e duhur.






Në Paris pati skena vandalizmi dhe grabitjeje, me dyqane rrobash të shkatërruara në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe rreth njëzet autobusë të djegur.
Ministri i Transportit, Clement Beaune, i tha stacionit televiziv “RMC” se trafiku i autobusëve dhe tramvajit do të pësojë “ndërprerje të forta” në rajonin e Parisit të Ile-de-France sot.
Në Reims, turmat sulmuan një stacion policie dhe vodhën uniformat e policisë, ndërsa në Nantë, një supermarket u grabit pasi qepeni u shkatërrua me një makinë të përdorur si mjet për ta goditur.
Në Marsejë, ku mbetën të plagosur 13 policë, një grup prej rreth 150 personash u përplas me policinë në zonën e Portit të Vjetër.
Skena të ngjashme u panë edhe në Lille, ku disa godina të bashkisë janë shkatërruar. Gazeta “le Figaro” raporton se gjatë trazirave janë sulmuar dhe plagosur disa gazetarë.
Kreu i partisë ultra-konservatore Reconquete!, Eric Zemmour, foli në radiostacionin “Europe 1”, duke i cilësuar si “luftë civile” trazirat e ndodhura netëve të fundit në Francë.
“Ne kemi një revoltë etnike, por edhe një revoltë fitimprurës pasi ka grabitje kudo”, tha Zemmour.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



