Bota

Vendimi i gjykatës për azilkërkuesit, Sunak: Do e apelojmë

Gjykata britanike vendosi se plani i qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, është i paligjshëm, megjithatë kryeministri Rishi Sunak nuk është dakord.

Ai tha se do ta apelojë vendimin

“Ndërsa e respektoj gjykatën, në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta. Ruanda është një vend i sigurt. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend – dhe qeveria- që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, tha Sunak.

Ky reagim vjen pasi Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi planin e qeverisë britanike për dërgimin e mijëra azilkërkuesve në Ruanda, me argumentin se nuk është një vend i sigurt.

Vendimi konsiderohet një disfatë për kryeministrin Sunak, që është zotuar të ndalojë me çdo kusht emigracionin e paligjshëm, me fokus të veçantë te të ardhurit nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë