Gazeta Si – Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe ka vendosur të anulojë vendimin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Sky News bën me dije se tre gjyqtarë e kanë rrëzuar vendimin e marrë më parë nga Gjykata e Lartë i cili thoshte se vendi i Afrikës Lindore konsiderohej mjaft i sigurt për të dërguar emigrantët atje.
Por, tashmë ky vend konsiderohet i rrezikshëm për t’u strehuar dhe vendimi është anuluar deri në një shqyrtim të mëtejshëm të kërkesave për azil.
Lordi Burnett tha se gjykata arriti në përfundimin e saj bazuar terësisht në ligj dhe nuk ndikohet aspak nga politikat qeveritare.
Për dërgimin e emigrantëve në Ruanda ka pasur një sërë polemikash. Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka qenë ajo që vazhdimisht e ka dashur një gjë të tillë, ndërsa pala opozitare e konsideronte çnjerëzore dhe imorale.
Më herët, ministrja britanike gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali e ka cilësuar bekim dërgimin e emigrantëve atje.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalisht në ishullin britanik.
Më herët pas marrjes së vendimit, pati reaguar edhe vetë qeveria e Ruandës, e cila ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



