Gazeta Si – FIFA ka publikuar sot renditjen e re të skuadrave kombëtareve, pas ndeshjeve të fundit. Shqipëria ka ngjitur 3 vende në këtë renditje, duke kaluar nga vendi i 68-të që mbante në prill, në të 65-tin.
Dy fitoret e fundit në eliminatoret e Euro 2024, 2-0 ndaj Moldavisë dhe 1-3 ndaj Ishujve Faroe kanë dhënë efektin e tyre, duke i pozicionuar kuqezinjtë 3 shkallë më lart.

Kosova mban vendin e 108-të në këtë renditje, pasi nuk pati rezultate të mirë në dy ndeshjet e qershorit, ku u mund nga Bjellorusia dhe barazoi me Rumaninë, çka solli edhe largimin e trajnerit Alen Zhires.
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina kampione bote, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia është ngjitur në vend të 4-t, kurse Belgjika ka zbritur në vend të 5-të. Mbyllin 10-shen e parë të klasifikimit, Kroacia, Holanda, Italia, Portugalia dhe Spanja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



