Ne rrjet

‘Surovikin e dinte planin e Prigozhinit’. Dyshime për gjeneralin (i cili tani rrezikon shumë)

Sipas burimeve të cituara nga “New York Times”, gjenerali që riorganizoi ushtrinë në Ukrainë, ishte në dijeni të planit të Wagner dhe besohet se ka lehtësuar marshimin e tij (pavarësisht videos në të cilën ai sulmon Prigozhin)

Gazeta Si – Inteligjenca amerikane luan lojën e saj me zbulimet për revoltën e Prigozhinit në Rusi. Nuk është e thënë se burimet që i janë besuar shtypit janë pjesë e një plani të përbashkët, por sigurisht që kanë ndikim.

E fundit ka të bëjë me rolin e gjeneralit Sergei Surovikin: sipas burimeve të cituara nga gazeta “New York Times”, zyrtari i lartë ishte në dijeni të planit rebel të shefit të Wagner-it.

Një njeri me përvojë të madhe ushtarake, tashmë duke udhëhequr operacionet në Ukrainë, Surovikin njihet për marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Evgeny Prigozhin, i cili shpesh e ka lavdëruar publikisht, në krahasim me të urryerit Shoigu dhe Gerasimov.

Për disa, gjenerali është bërë gjithashtu një lloj kanali i privilegjuar në kohë tensioni. Zyrtarët amerikanë të spiunazhit, shpjeguan se tani po përpiqen të kuptojnë nëse oficeri i lartë, përveçse e dinte, e ndihmoi Wagnerin në sfidën e tij.

Në momentet e para të kryengritjes, Surovikin u shfaq në video, me një automatik pranë dorës së djathtë dhe sulmoi Prigozhinin, duke i kërkuar të ndalonte.

Sipas të njëjtave burime, nuk mund të përjashtohet që ai të jetë detyruar ta bëjë këtë, sikur të kishte qenë peng.

Një aspekt tjetër, ka të bëjë me pjesën tjetër të hierarkisë: sa gjeneralë ishin gati për të mbështetur “kuzhinierin” e Putinit?

Në realitet, askush nuk ka dalë në mënyrë flagrante, edhe pse ka forma të ndryshme bashkëpunimi. Që nga mbështetja e drejtpërdrejtë, te përmbajtja për të bërë diçka menjëherë.

Mungesa e reagimit nga ana e forcave të armatosura, ka bërë që të hipotezohet simpatia e disa departamenteve ndaj grupit Wagner.

Vonesat i atribuohen edhe konflikteve, mungesës së urdhrave të sakta, konfuzionit dhe mungesës së njësive adekuate.

“New York Times” pranon – dhe objektivi është i qartë – se lajmet për Surovikin mund të përfaqësojnë një përpjekje për të krijuar probleme për ushtrinë, duke nxitur dyshimet për një gjeneral i cili, i zbritur në detyrë, krijoi një sistem mbrojtës në zonat e pushtuara.

Linja “Surovikin” ka stabilizuar frontin me zgjedhjet e tij. Pra, një personazh me peshë. Kremlini – ky është mendimi i një eksperti – gjithashtu mund të vendosë të mos e dënojë, ndërsa të tjerë besojnë se nëse ai kalon “linjën e kuqe”, rrezikon shumë.

Megjithatë, jemi në vlerësimet fillestare dhe raportet janë ende të përafërta, mund të ndryshojnë ose të përmbysen. Mbetet shumë për t’u kuptuar, dhe përhapja e analizave kontradiktore është dëshmi e kësaj.

Ditët e fundit Uashingtoni ka lëshuar shumë mesazhe.

1) Inteligjenca amerikane i dinte prej kohësh qëllimet e Prigozhinit dhe Putini gjithashtu e dinte këtë.

2) Presioni i është bërë Kievit për të shmangur shfrytëzimin e momentit.

3) Ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me rusët për të riafirmuar mënyrën e jashtëzakonshme të lëvizjeve të Ëagner-it.

4) Kishte frikë për sigurinë e arsenalit bërthamor të Moskës. Një strategji e “frenimit” të krizës, për të shmangur një përshkallëzim në momentin më kritik. Tani me “Carin e ri” (Prigozhin) të angazhuar në rivendosjen e rendit, një fazë e re mund të fillojë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë