Nga Gazeta ‘SI’ – Yield-i i titujve të borxhit po i afrohet gjithnjë e më shumë nivelit të normës së interesit. Në ankandin e fundit të Bonove të Thesarit, 12 mujore yield-i rezultoi 3.09%, norma e interesit është 3%. Në ankandin e mëparshëm yield-i ishte 3.29% dhe rënia duket e fortë.
Kërkesa nga investitorët vazhdon të jetë e lartë, nga 7 mld lekë u kërkuan 11.3 mld lekë, por qeveria pranoi shumën fillestare.
Afrimi i dy indikatorëve është tregues i një stabiliteti financiar dhe likuiditeti. Ulja e yield-eve tregon një rritje të sigurisë tek investitorët mbi zhvillimet ekonomike, lidhur me pritshmëritë për një tjetër rritje të normës. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë ka lënë të hapur mundësinë për një rritje tjetër të normës së interesit brenda muajit qershor. Vendim që mund të luhasë edhe tregun e titujve. Për 2023-shin, BSH e ka rritur vetëm një herë normën.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 15.1 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 68% krahasuar me një vit më parë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




