Bota

Zvicër, kokainë ‘legale’ për të parandaluar rritjen e mprehtë të përdorimit të drogës

Gazeta Si – Katër nga qytetet evropiane me përdorimin më të lartë të kokainës janë në Zvicër. Në fakt, në renditjen e kryesuar nga Antwerp, në Belgjikë, porti i së cilës është një nga terminalet e trafikut midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, renditen Zyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berna (në rrjetin ujor të të cilëve u gjetën më shumë se 535 miligramë kokainë për çdo 1000 persona) në njëzet pozicionet e para.

Pikërisht për këtë arsye, administratat vendore kanë propozuar një plan të ri për të luftuar një fenomen gjithnjë e më në rritje.

E përjavshmja “Le Matin Dimanche”, raporton se qytetet i kanë dërguar qeverisë një plan me një projekt që parashikon shpërndarjen e kontrolluar të pluhurit të bardhë për të varurit nga droga.

Një ide që ka zhvendosur opinionin publik, duke qenë se asgjë e tillë nuk është përjetuar askund tjetër në botë.

Gjithashtu për shkak se, duke pasur parasysh toksicitetin ekstrem të kokainës, mjekët ngurrojnë ta përshkruajnë atë.

Ndërkohë, një program i ngjashëm në lidhje me kërpin është gati të hyjë në fazën e testimit në të njëjtat qytete.

Në realitet, një sistem i ngjashëm u zbatua tashmë 31 vjet më parë për të çliruar parkun Platzpitz në Cyrih nga tregtarët e heroinës.

Me atë rast, Konfederata Zvicerane kishte inauguruar një projekt pilot për shpërndarjen e drogës shtetërore për të varurit nga droga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë