Treg

Deficiti tregtar në përkeqësim, u rrit me 7.3% vitin e shkuar. Italia, partneri kryesor për eksport

Nga Gazeta ‘Si’-Në vitin 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën e 487 miliardë lekëve, duke u rritur me 32% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa importet arritën vlerën 950 mld lekë, rritje me 18.7% krahasuar me vitin 2021.

Gjatë vitit 2022, deficiti tregtar është përkeqësuar duke u rritur 7.3% krahasuar me një vit më parë.

Eksportet në vendet e BE u rritën me 34.1% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 51.6% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 490 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 12.7%, krahasuar me vitin 2021.

Italia, partneri kryesor për eksportet

Në vitin 2022 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 210 miliard lekë, duke u rritur 35.1% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 206 miliard lekë, duke u rritur 5.9% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa partnerët kryesorë për importet janë: Italia (21.7 %), duke u rritur me 5.9%, Turqia (12.1 %), duke u rritur 33.1 %, Kina (8.2 %), duke u rritur 18.8 % krahasuar me vitin 2021.

Numri i ndërmarrjeve eksportuese u rrit me 13.2%

Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2021 është 3.604, duke u rritur me 13.2% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 13.137 ndërmarrje, duke u rritur me 8.5% krahasuar me vitin 2021.

Vitin e shkuar më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (55%).

Në 2022-shin dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendi partnere. Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner (25%).

Vitin e kaluar dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 55% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 6-9 vende partnere (16% ).

“Mallra të përpunuara” grupi më i eksportuar

Vitin e shkuar më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Mallra të përpunuara” me 55.6%, duke u rritur me 24.5%, “Lëndët djegëse” me 17% duke u rritur me 64.3%, “Ushqime dhe kafshë të gjalla” me 8.4% të eksporteve, duke u rritur me 15.2% dhe “Makineri dhe pajisje transporti” me 8.1%, duke u rritur me 37.5% krahasuar me vitin 2021.

Grup produktet që dominojnë importin për vitin 2022 janë: “Mallra të përpunuara” me 35.1%, duke u rritur me 19.2%, “Makineri dhe pajisje transporti” me 19.5%, duke u rritur me 10.3% dhe “Lëndët djegëse” me 17.3%, duke u rritur 63.7% krahasuar me vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë